Gramos Agusholli: Unë jam pjesë e familjes politike, që quhet Vetëvendosje, nuk do ta thyej besimin e votuesit

Aktuale

Gramos Agusholli: Unë jam pjesë e familjes politike, që quhet Vetëvendosje, nuk do ta thyej besimin e votuesit

Nga: A.SH Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:22
Gramos Agusholli

Gjatë seancës plenare të së enjtes dy deputetët e LVV-së, Gramos Agusholli dhe Eman Rrahmani janë ulur në anën e majtë të sallës së Kuvendit të Kosovës.

E kjo lëvizje e tyre ngjalli dyshime në lidhje me raportet e tyre me LVV-në.

Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, ku përmes një shkrimi në Facebook, e ka mohuar kategorikisht duke thënë se “unë jam pjesë e familjes politike, që quhet Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se nuk do ta thyej besimin e votuesit të Vetëvendosjes “as duke e lënë Lëvizjen, por as duke i shkelur parimet e mia”.

Postimi në Facebook:

Ndryshimi i ulëses nuk ka qenë as provokim, e as shenjë se po ndahem nga Lëvizja. Unë jam pjesë e familjes politike, që quhet Vetëvendosje, e nuk jam prej atyre që e tradhëtojnë familjen e familjarët, pavarësisht se aty mund të ketë ndonjë mospajtim.

Në secilin rast të parin e kam vendosur votuesin e Lëvizjes. Ata më kanë votuar me 14 shkurt, si pjesë e listës së ndryshimit, andaj edhe unë i përmbahem këtij besimi. Nuk do ta thyej atë besim, as duke e lënë Lëvizjen, por as duke i shkelur parimet e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat