“Astritin e kanë vra”/ Tomë Gashi publikon foto e video: Akuzon ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha

Aktuale

“Astritin e kanë vra”/ Tomë Gashi publikon foto e video: Akuzon ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha

Nga: N. Sh. Më: 29 shtator 2022 Në ora: 20:46
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar kallëzimin penal kundër ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha, të cilin e akuzon se ka dashur ta mbyllë rastin e Astrit Deharit, si vetëvrasje.

Gashi thotë se Astritin e kanë vra dhe kjo dihet fare mirë.

Ai shkruan se, nesër në Policinë e Kosovës, merren në pyetje si të dëmtuar prindërit e Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Ne nuk do të ndalemi kurrë!

Kuptone ne nuk jau falim kurrë!

Kuptone edhe ju që e dini fare mirë se Astritin e kanë vra në burg dhe qëllimisht krijoni paqartësi për të manipuluar opinionin  publik.

Në bazë të kallëzimit penal të paraqitur me 12 shkurt 2021 nesër në ora 10:30 në Policinë e Kosovës merren në pytje si të dëmtuar prindërit e Astrit Deharit në hetimin penal të ish kryeprokurorit Sylë Hoxha i cili pak ditë pas vrasjes së Astriti deshi me mbyllë rastin si vetëvrasje.

Ne nuk i falim kurrë derisa secili i implikuar në vrasjen e Astritit,  në nxitjen për vrasje, në fshehjen e vrasjes dhe në manipulimin e provave që e vërtetojnë vrasje nuk dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat