Çitaku: PDK nuk e ka monopolin e ruajtjes së vlerave të UÇK-së

Aktuale

Çitaku: PDK nuk e ka monopolin e ruajtjes së vlerave të UÇK-së

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 23:55
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, tha se partia që ajo përfaqëson nuk e ka monopolin e mbrojtjes së vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku tha se mbrojtjen e vlerave të UÇK-së duhet ta bëjë secili.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që e kemi prodhuar si komb. Nevoja për liri është produkt i vetëdijës. Partia Demokratike e Kosovës ndonëse e ka në ADN-në e saj politike Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk e ka monopolin mbi mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Atë duhet ta bëjë secili” – tha ajo.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat