Dokument/ Flori Beqiraj pranon se sulmoi seksualisht Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

Aktuale

Dokument/ Flori Beqiraj pranon se sulmoi seksualisht Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:18
Flori Beqiraj

Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikim e alkoolit.

Media e ka siguruar vendimin e gjykatës, në të cilin thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

Tutje, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Flori Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Image
Dokument

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat