Ish-lideri i protestave studentore përfundon vizitën në Hagë, ka dy fjalë për njerëzit

Aktuale

Ish-lideri i protestave studentore përfundon vizitën në Hagë, ka dy fjalë për njerëzit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:03
ish-krerët e UÇK-së

Ish-lideri i protestave studentore, Muhamet Mavraj, ka përfunduar vizitën e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK-së në përvjetorin e këtyre protestave.

Mavraj tha se ish-krerët e UÇK-së i nderuan e u nderuan, teksa shtoi se janë brilantë në çdo pikëpamje e tejet unikë.

“Për ata që e kanë projektuar harrimin e tyre dhe ngritjet lart mbi fatin dhe kurrizin e këtyre burrave, dy fjalë:

duke i mbajtur kaq kot e kaq padrejtësisht strategët e lirisë, ky vend këtu po bëhet e kundërta, vend pelegrinazhi ku s’bën pa shkuar se paku një here”, shkroi Mavraj.

Ai, gjatë ditës teksa bëri njoftimin për vizitë tha se askush më shumë se ish-krerët e UÇK-së në 25 vjetorin e protestave studentore nuk meriton respekt dhe përkrahje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat