Reagon Haradinaj pas vdekjes tragjike të ish-komandantit të UÇK-së në ashensor

Aktuale

Reagon Haradinaj pas vdekjes tragjike të ish-komandantit të UÇK-së në ashensor

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:49
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit tragjik ku ndërroi jetë ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka, si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive.

Haradinaj thotë se Leka do të kujtohet përgjithmonë, për kontributin e tij atdhetar dhe i shpreh ngushëllime familjes.

Shkrimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit tim Deli Leka.

Përherë do të kujtojmë kontributin e tij atdhetar, trimërinë e guximin në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat