U sulmua në Graçanicë/ Koci tregon se është ndriçuar rasti – ja veprimi i radhës nga avokati!

Aktuale

U sulmua në Graçanicë/ Koci tregon se është ndriçuar rasti – ja veprimi i radhës nga avokati!

Nga: M.H. Më: 5 tetor 2022 Në ora: 12:36
Arianit Koci

Ditë më parë avokati Arianit Koci ka qenë pjesë e një sulmi në Graçanisë.

Koci ka thënë se nuk ka dashtë të bëhet publike kjo gjë, pasi nuk ka marrë lëndime trupore

Motori ka qenë pa tabela, dhe indikacion nuk ka pasë të plaçkitjes, mund të ndodhë që njerëzit bëjnë hajgare”, ka thënë ai ndër të tjera.

Mirëpo gjatë ditës së sotme avokati u shpreh se është ndriçuar rasti nga policia, përcjell “Bota sot”.

Ai shpjegon që sulmi nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale apo motiv tjetër pork a qenë gabim i pamenduar nga i riu.

Koci tregon gjithashtu se ka vendosur të mos e vazhdoj rastin më tutje duke i pranuar kërkimfaljen e sinqert të riun.

Postimi i plotë

Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.

Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale.

Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.

Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.

Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.

Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.

E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat