Salihaj thotë se Qeveria Kurti vazhdimisht po krijon probleme

Aktuale

Salihaj thotë se Qeveria Kurti vazhdimisht po krijon probleme

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:21
Jonuz Salihaj

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj foli për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Ai  me këtë rast e fajësoi Qeverinë për të cilën tha se nuk është mësuar të funksionojë pa ndonjë problem dhe se tani po e krijon problemin e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Sipas tij, Qeveria nuk po sillet në mënyrë të barabartë me të gjithë grevistët.

Si duket Qeveria nuk është mësuar pa ndonjë problem, pa krijuar ndonjë problem të ri dhe tash po krijon problemin e mospagesës së pagave, aq më keq që po sillet në mënyrë dualiste ku një pjese të grevistëve ua ka paguar pagat kurse grevistëve jo që padyshim është një qasje jo ligjore dhe jo humane”, tha ai.

Salihaj tha se qeveritarët vetëm janë duke e lexuar ligjin, por nuk janë duke e interpretuar.

“Ata po e lexojnë ligjin, mirëpo nuk po e interpretojnë ligjin për arsye se ligjin nuk e ka vetëm venin 18 por e ka edhe një nen përpara, nenin 13 i cili qartë thotë se mësimdhënësit dhe përkrahësit e grevës nuk mund të ndëshkohen as me humbjen e vendit të punës e as materialisht. Kjo qeveri që nga fillimi ia ka prirë asaj qasjes për të krijuar problem jo me fikë zjarrin por me i qit benzinë zjarrit”, shtoi Salihaj.

Përndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se do të pres deri të premten për të parë nëse do të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve ose jo, para se të merr masa tjera sindikale.

Kështu është deklaruar për tëvë1.info sot Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat