Ish-minatori i Trepçës: Nën regjim morëm pagat pas tetë ditë greve

Aktuale

Ish-minatori i Trepçës: Nën regjim morëm pagat pas tetë ditë greve

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:36
Avdi Uka, ish-minator i Trepçës

Avdi Uka ka qenë minator në Minierën e Trepçës për mbi 34 vjet, por pagën e mori edhe kur bashkë me minatorët e tjerë hynë në grevë për shkak të kërkesave që kishin më 1989.

Uka, në Info Magazine, ka thënë se më 20 shkurt të vitit 1989 kanë hyrë në grevë për mbi një javë, por pagat i kanë marrë pa asnjë ndalesë të vetme e për këtë sipas tij edhe mësimdhënësit që ishin në grevë për më shumë se një muaj duhet t’i marrin ato.

“Më 20 shkurt të vitit 1989 kemi hyrë në grevë për tetë ditë dhe përgjatë këtyre ditëve kërkesat tona mbi 80 përqind kanë qenë kërkesa politike kundër sistemit të Serbisë. Gjatë atyre tetë ditëve disa nga minatorët jemi bërë për spital”.

“Gjatë grevës na u është dhënë rroga dhe nuk ka pas ndonjë pengesë për këtë edhe pse kemi qenë në grevë dhe asnjë minutë të grevës nuk na e kanë hequr para nga pagat”.

“Nuk bindem për të kundërtën dhe konsideroj që fajin e ka Qeveria e Kosovës sepse kërkesa e grevistëve ka qenë e njëjtë edhe para një viti dhe pagat gjithqysh duhet t’ju jepen mësimdhënësve edhe ashtu i kanë pagat e vogla duhet që t’ju jepen”, tha ish-minatori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat