​Deli Lekaj, ndër të parët që filloi organizimin e luftës së UÇK-së

Aktuale

​Deli Lekaj, ndër të parët që filloi organizimin e luftës së UÇK-së

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:30
Kështu u tha në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, me rastin e vdekjes së ish-invalidit të luftës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës.

Kështu u tha në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, me rastin e vdekjes së ish-invalidit të luftës.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj vlerëso larë kontributin e Deli Lekajt dhe familjes së tij, për të cilën tha se ka dhënë kontribut edhe në familjen e gjaqeve.

Ramosaj: Deli Lekaj kontribuoi në pajtimin e gjaqeve

"Deçani dikur është ndjerë krenar dhe ndihet krenar edhe sot, sidomos me të kaluarën e këtij qytetit, për arsyeje se Lumbardhit iu ka dëgjuar zëri prej aktiviteteve që familja e Deliut, bashkëfshatarët e këtij fshati e kanë dhënë një kontribut, sidomos në aktivitetin për pajtimin e gjaqeve, duke u nisur kjo nga ky fshat e pikërisht njëri nga akterët ka qenë edhe Delia në atë ngjarje...Megjithatë, njerëzit sfidohen në këtë jetë, obligim i gjithë familjes, obligim i yni është që me lehtësu me aq sa kemi mundësi këtë dhimbje dhe ta shohim perespëktiven përpara", tha ai.

Komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-komandantin Lekaj si një figurë e lartë e një luftëtari shqiptar.

Haradinaj tha se Delia ka qenë ndër të parët që ka organizuar luftën e UÇK-së.

Haradinaj: Delia ndër të parët që nisi organizimin e luftës së UÇK-së

"Deli Lekaj e ka marrë përsipër organizimin e UÇK-së, jo vetëm në vendin e vet Lumbardh por në atë zonë, ka qenë ndër të parët që e ka filluar organizimin e luftës së UÇK-së...Gjatë luftës ka pas shumë vështirësi, se si po ndodh lufta dhe si po shkon, por për Deliun s'ka pas rëndësi, ai e ka ditë që është në vendin e vet e që po lufton për lirinë e vet dhe ka mbet i tillë. Nuk ka pas dilema asnjëherë në rrugën e vet për liri, njëkohësisht edhe në paqe ka mbajtur drejtimin, rrugën, bindjen e vet por një rruge e atdheut dhe e kombit”, tha ai.

Ai po ashtu tha se ish-komandanti ka lënë shumë vepra dhe porosi të mira që vendi ndihet krenar për të.

Ndërsa, vëllai i ish-komandantit, Esat Lekaj në një fjalë rasti falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.

Në prill të vitit 1998, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, kontributin e tij për shtetndërtim e vazhdoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ku shërbeu si shef i operatives në zonën 3-të TMK-së, me Gradën e Kapitenit, të cilën detyrë e vazhdoi deri në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u bë edhe pjesë e saj, por për shkak të plagëve të luftës, u pensionua para kohës.

Deliu ishte invalid i luftës së UÇK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat