​Gjini: Orët e humbura duhet të kompensohen gjatë ditëve të punës jo në fundjavë

Aktuale

​Gjini: Orët e humbura duhet të kompensohen gjatë ditëve të punës jo në fundjavë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:45
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

“Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit. Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre”, ka shkruar Gjini.

Kryetari I Gjakovës ka shtuar se, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.

“Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit’, ka theksuar Gjini.

Shkrimi i plotë:

Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë vendimin për kompensimin e orëve të punës të humbura gjatë grevës.

Orët e punës duhet të kompenzohen, por jo gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit.

Fillimisht, fëmijët do të stërlodhen. Edhe familjet e tyre.

Së dyti, për shkak të pasigurisë që na pret si pasojë e krizës energjetike, shpenzimi i energjisë do të jetë shumë më i lartë dhe me rrezik të pamundësisë për t’i ngrohur shkollat.

Edhe bartja e nxënësve, që është obligim ligjor i yni, do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të karburantit.

Prandaj orët duhet kompenzuar gjatë ditëve të punës, pesë orë shtesë në javë për çdo klasë dhe nxënës deri në kompensimin e plotë.

Për këtë, dje ia kam dërguar një letër ministres së arsimit dhe nuk kam marrë përgjegje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat