Mustafa- Muratit: Para se t’i bashkohesh ish ministrit Latifi, procedoj pagat për mësimdhënësit

Aktuale

Mustafa- Muratit: Para se t’i bashkohesh ish ministrit Latifi, procedoj pagat për mësimdhënësit

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:42
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati t’i procedojë pagat për mësimdhënësit, para siç ka thënë ai, t’i bashkohet ish ministrit të Shëndetësisë, si i dorëhequr.

Në interpelancën ndaj tij të premten në Kuvend, Mustafa tha vonesat e pagave nuk ia kanë borxh mësimdhënësit dhe fëmijët e tyre.

Mustafa: Para se t’i bashkohesh ish ministrit Latifi, procedoj pagat për mësimdhënësit

“Imagjino një ministër që mendon se krejt po punojnë të rrëzojnë atë nga pushteti. Jo ministër, mos u mërzit për këtë punë, mund të qash sa herë të duash koleg i nderuar deputet, por ministër vetëm vazhdo me këtë qasje që ke deri tani.

Por të lutem ministër para se t’i bashkëngjitesh në rrugën pa kthim politik tashmë ish kolegut tënd, ish ministër i shëndetësisë, procedoj pagesat për mësimdhënësit, pasi as ata dhe as fëmijët e tyre nuk ta kanë borxh këtë gjë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat