Kurti: Nuk e shkarkova Latifin, e vazhdoj komunikimin me të

Aktuale

Kurti: Nuk e shkarkova Latifin, e vazhdoj komunikimin me të

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:52
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Rifat Latifi vet ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Shëndetësisë dhe se ai nuk e ka shkarkuar.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që e pati me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, e ka falënderuar Latifin për punën dhe angazhimin që ka treguar për kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë.

“Ai nuk ka kursyer as dijen, as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare. Për dhjetë muaj, ka bërë krejt çfarë ka mundur, mirëpo ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet, dhe ai ka thënë që me situatën me të cilën ballafaqohet me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjmë”.

“Pra, ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik, profesionalisht i shkëlqyeshëm dhe ka vlerë të madhe edhe në akademitë perëndimore, jo vetëm tek ne. Andaj, unë do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë me vullnetin e tij, pra nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e që ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë një punë që ai ka nisur dhe ne nuk do ta vazhdojmë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat