Luftë, vrasje, terror, gjenocid, armë bërthamore, katastrofë, Armagedon, janë fjalët nga më kumbueset për pjesën më të madhe të qytetërimit, perëndimor e në të katër anët e botës, që kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
Këto fjalë mund t’mos ju kenë jehuar, vetëm atyre, që janë buzë greminës së jetës, dhe lufta ju duket si ngushëllim, se nuk do të largohet i vetëm nga kjo botë, nga njerëzit që e rrethojnë, apo njerëzit e ca fiseve, që ende s’kanë hequr dorë nga jeta primitive, qoftë si trashëgimi nga parahistoria, qoftë se fatet e jetës i kthyen edhe gjatë historisë, në një jetë aq primitive, në kushtet e Afrikës, Brazilit apo Australisë, edhe pse komunitete gjithnjë e më buzë zhdukjes.
Nuk ka mënyrë tjetër, për ta ndalur një të krisur
Por, fatkeqësisht, ata që e njohin mirë fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore, nëse do të ngjiste, ajo që presidenti amerikan Biden, ia përcolli si mesazh frenimi, dikatorit rus Putin, se nëse përdor armët barthamore taktike, duhet ta dijë, se Armagedoni (fundi i botës) mund të jetë vazhdim, dhe jeta pas tij, mund të themi se për shumë njerëz, do të jetë, sikur të ishin fqinjë me fiset e egra, në kontinentet e përmendura.
Por, si duket edhe nuk ka mënyrë tjetër, për ta ndalur një të krisur sikurse është Putini. Këtë e konfirmoi haptazi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet nga gazetarët nëse me stërvitjet bërthamore, mos do të provokohej Putini, që të shtonte kërcënimet për përdorimin e atyre armëve.
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, ka thënë sot Stoltenberg.
Sipas NATO-s, stërvitja ishte e planifikuar, do të përfshijë 14 anëtare të NATO-s dhe avionë për sulme me armë bërthamore.
Situata ende nuk është shumë shqetësuese, bazuar edhe në atë që deklaroi sot, në një paraqitje të rrallë, Jeremy Fleming, shef i agjencisë së spiunazhit GCHQ të Britanisë së Madhe, që llogaritet sipas disave, rrjeti me informacionet më të mëdha në botë apo me teknologjinë më të avancuar.
Sipas tij, nuk ka shenja ende për përdorim të armëve bërthamore. “Unë mendoj se do të shohim shenja nëse ata do të marrin vendimin për përdorimin e armëve bërthamore”, i ka thënë ai BBC.
Sipas vlerësimeve dhe informacioneve të GCHQ, përkatësisht pohimit të kreut të saj, z.Fleming ‘është e sigurt se Putini është i shqetësuar për rreziqet e përshkallëzimit dhe kjo mund të jetë një shenjë pse ai ende nuk ka miratuar përdorimin e armëve bërthamore’.
Ndërsa, ka dhënë një lajm të mirë, por edhe shqetësues, se Rusisë po i mbarojnë municionet dhe ushtarët. Por, mbarimi i këtyre aseteve, çon vetvetiu në krizë dhe rrit rreziqet, kur në pushtet janë njerëz të krisur që synojnë të ushtrojnë kontrollin e një pjese të botës apo që të jenë protagonist kryesor me çdo kusht.
Por, çfarë duhet të bëjë Kosova?
Ne dikur i kishim disa strehimore të pakta, por që më nuk funksionojnë. Shqipëria, ishte ndoshta më e njohura me strehimore dhe bunkere në male, me korridore lidhëse që do të mund të shërbenin për strehim për një kohë të shkurtër. Po ashtu, ka pasur edhe për vendbanime urbane. Por, sot, duket se edhe ajo s’ka kushte mbrojtëse. Madje, as mediat nuk çjanë kokën, nëse duhet bërë diçka.
Në fakt do të duhej të ishte ushtria ajo, por edhe qeveria në Shqipëri, që do të duhej të merrej me këto gjëra, pavarësisht që aktualisht, ende nuk ka si thuhet, ‘ndonjë lëvizje’ nga ana e Rusisë apo siç thotë shefi i agjencive britanike Fleming, se nuk ka ‘urdhër’.
Në ndërkohë, Serbia vazhdon ta ndjekë frymën e Putinit, dhe ka vlerësime serioze nga ushtarakë amerikan, se gjërat mund të rrëshqasin në veri, me përkrahjen e Rusisë, që të ndodhë ndonjë gjakderdhje.
Këtë e ka paralajmëruar koloneli amerikan në pension, Laërence B. Wilkerson, i cili ka thënë: "trazirat në këtë pjesë mund të shpërthejnë në gjakderdhje të madhe në çdo kohë".
Pra, nëse ne nuk jemi vërtetë të rrezikuar nga pasojat e një sulmi bërthamor, i cili shpresojmë të mos ndodhë, kërcënimi nga një organizim arbitrar serb, me pasoja për paqen në Kosovë dhe rajon, është ekzistues.
Kjo e konfirmon ose të paktën i mbështetë vlerësimet për rreziqet e mundshme.
Këto situata, përkatësisht vet ‘bredhja’ e këtyre informacioneve edhe nëse nuk ndodhë asgjë, është me rreziqe për shëndetin mendor, sepse ne të prekur ende nga stresi postraumatik, vazhdon të na kërcënojë dhe të na mbërthejë në pasiguri, pa i llogaritur këtu, pasojat tjera të shtypjes së krijuar, nga çmimet e larta, mungesa e perspektivës, papunësia etj.