Quni: Mungon përmbajtja e komunikimit në mes Qeverisë dhe partnerëve strategjik

Aktuale

Quni: Mungon përmbajtja e komunikimit në mes Qeverisë dhe partnerëve strategjik

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 19:56
Anton Quni

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se dita kur do të përfundojë afati për riregjistrimin e targave do të jetë një situatë sfiduese për Qeverinë e Kosovës.

Se a do duhej të shtyne Kurti datën e riregjistrimit të targave dhe të pranonte kërkesën intenzive të SHBA-së për këtë, Quni ka thënë se çdo veprim në kordinim me aleatët strategjik do të ishte i duhuri. Megjithatë, në raport me SHBA-të, ai sheh një paaftësi të Qeverisë.

“Përderisa një veprim i tillë është legjitim, gjithnjë kemi folur se çka është bërë deri tani, flasim për çështje të rëndësishme, kemi pasur dakordim me parterët tanë që na kanë ndihmuar. Përderisa ka mendime të ndryshme, kërkesa dhe këmbëngulja e tyre që vendimi për targat të shtyhet deri në datën e caktuar, kuptojmë se ka probleme në komunikim”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se të njëjtën, “e shoh si paaftësi të Qeverisë për të siguruar mbështetjen e qendrave të vendimmarrjes”.

Krahas kësaj, ai ka thënë se po të sigurohej mbështetja e parterëve strategjik, kjo do të ishte një mesazh i qartë për Beogradin se rezistenca e tyre do të jetë e kot.

Se a priten të ndodhin trazira në atë ditë, Quni ka thënë një botë normale nuk do duhej të kishte incidente në ditën e përfundimit të riregjistrimin e targave në RKS.

Sipas tij, ndonëse incidentet nuk do duhej të ndodhnin, ekzistenca e grupeve kriminale dhe paramilitare në veri të Mitrovicës nuk e përjashton atë mundësi.

“Në një botë normale, nuk do duhej të ndodhnin incidente. Është një përpjekje për të shtuar legjitimitetin…përderisa janë disa grupe, duke filluar nga ato kriminale deri tek ato paramilitare dhe të dëgjueshme ndaj veprimeve të Beogradit, është e natyrshme të ketë shpërfaqje të veprimeve që do të sfidojnë institucionet tona”, ka deklaruar Quni.

Ndonëse Kurti kishte ftuar të gjithë liderët e partive opozitare, LDK nuk kishte pranuar ftesën e tij. Për këtë, Quni ka thënë se LDK insiston në transparencë nga ana e Kurtit dhe se e njëjta, do të tregohet në Kuvendin e Kosovës.

Kurtit i është kërkuar të shtyejë afatin për riregjistrimin e targave. Ai ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat