Analisti nga Amerika hedh akuza të ashpra ndaj Ramës: Gjysmën e fluturimeve i bëri për takime me këtë politikan

Aktuale

Analisti nga Amerika hedh akuza të ashpra ndaj Ramës: Gjysmën e fluturimeve i bëri për takime me këtë politikan

Nga: A.Zh Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:17
Edi Rama

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për shpenzimet e tij lidhur me fluturimet me avionë.

Ai ka thënë se gjysma e fluturimeve të Ramës me charter, mund të jenë për takime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Sipas Maxharrajt, nëse nuk do të vidheshin milionat nga pushtetarët, tani Kosova dhe Shqipëria mund të kishin nga mbi 10 avionë.

Reagimi i plotë i Maxharrajt, dërguar në “Bota sot”:

Kush i vodhi avionët e Shqipërisë dhe Kosovës?

Opozita në Shqipëri me të drejtë e akuzoi kryeministrin Edi Ramën se ka shpenzuar 22 milionë euro me fluturimet e tij me charter.

Mbase gjysma e këtyre me siguri duhet të jenë fluturimet me charter, duke u takuar me idolin e tij presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili me shumë është takuar me të sa me liderët e Kosovës, të cilët për shkak të tij, i ka përbuzë dhe i ka injoruar skajshmërisht.

Por, çfarë t’i bësh, kjo është traditë e trashëguar e krerëve shtetërorë shqiptarë brez pas brezit. Mos ia zini për të madhe, tradita vazhdon.

Por, ai pati edhe një ankesë, duke theksuar tërë qeveritë e rajonit, Evropës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!

E natyrshme se pse Shqiperia dhe Kosova nuk kanë avion. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova janë dy vendet më të korruptuara në Evropë. Në vend se të kujdesën për zhvillimin dhe prosperitetin e vendeve të tyre, ata e vjedhin e plaçkisin vendin e tyre. Nga këto dy vende mund të numërohen me qindra e qindra milionerë të paligjshëm, që ikanë vjedhë dhe përvetësuar asetet më vitale të shtetit.

Pra, z.kryeministër Edi Rama, me milionat e hajnisë, tuajat, të Ilir Metës, të Sali Berishës e shumë e shumë vartësve tuaj, Shqipëria do të mund të kishte sot mbi 10 avionë, po aq ndoshta do t’i kishte edhe Kosova, sikur të zhvesheshin nga milionat e hajnisë dhe plaçkitjes që ia bënë shtetit për këto dy-tri dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat