Milazim Krasniqi tregon planin serb: Të gjithë këta skenarë i ka pasur para sysh Eskobari kur...

Aktuale

Milazim Krasniqi tregon planin serb: Të gjithë këta skenarë i ka pasur para sysh Eskobari kur...

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku serbët kanë filluar largimin nga institucionet e Kosovës.

Sipas Krasniqit, ky është një skenar për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

“Skenari serb për shkatërrimin e shtetit tonë, të themeluar mbi Planin e Ahtisarit është konstant dhe shtyhet përpara me destabilizimin permanent të Kosovës, me shkaktimin e krizave politike edhe për gjërat më të vogla administrative, me denoncimin e qeverisë së Kosovës si gjoja antiserbe, me propagandë të fortë antishqiptare”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, edhe dalja e sotme e serbëve nga institucionet është pjesë e atij plani.

“Kësaj here është e begatuar edhe me dy elemente: me synimin që të përmbushet synimi rus për të provokuar NATO-n në Ballkan dhe me synimin për të gjetur një pretekst për të mos vendosur Serbia sanksione kundër Rusisë”, shprehet Krasniqi.

“Të gjithë këta skenarë i ka pasur para sysh Eskobari, kur kërkoi nga qeveria Kurti moratorium për dhjetë muaj për targat. E paqartë është vetëm kokëfortësia e Albin Kurtit për të mos dëgjuar këshillën e amerikanëve. Me atë kokëfortësi Kurti është futur në skemën që i konvenon Serbisë e Rusisë. Absurditet i llojit të vet. Ta vësh në lojë ekzistencën e shtetit për targa veturash, duket si humor i zi, ndërsa në fakt është më afër të jetë një marrëzi”, ka përfunduar reagimin e tij profesor Milazim Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat