Prokuroria shënjestron një rast të ri për shpërlarje të parave, 14 të përfshirë

Aktuale

Prokuroria shënjestron një rast të ri për shpërlarje të parave, 14 të përfshirë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.

Në këtë mbledhje është shënjestruar një rast i ri me 14 persona të përfshirë.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë 14 persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat