Baraliu tregon se çka i kishte thënë privatisht një diplomat amerikan në një çast të tensionuar

Aktuale

Baraliu tregon se çka i kishte thënë privatisht një diplomat amerikan në një çast të tensionuar

Nga: A.Zh Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:11
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka thënë se Amerika i respekton më së shumti politikanët që respektojnë veten, ruajnë dinjitetin dhe integritetin e tyre, dhe tregojnë maturi e vendosmëri në përcaktime.

Ai ka kundërshtuar mendimin se ndërkombëtarëve duhet shtrirë qafën në çdo hallkë negociatash -- sepse 'na ka çliruar NATO', përcjell Bota sot.

Teksa ka vlerësuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn si patriotë të jashtëzakonshëm, Baraliu ka thënë se zgjidhja e sfidave politike e gjeopolitike shqiptare kryhen në bashkëpunim me administratën amerikane, por jo me “nënshtrim e vasalizëm”.

Ai ka treguar edhe nje rast me një diplomat amerikan në një çast të tensionuar.

Reagimi i Baraliut në Facebook:

... kur Ramush Haradinaj kundërshtonte amerikanët ashpër, dhe i refuzohej viza për ShBA, në Rubikon, sipas pritshmërisë, ai duhej të dëshmonte reflektim për tolerancë. Adriatikun e keni dëshmitarë të detajeve, nuk po i shtroj që mos të aludoj në relevancë... Mjafton të kuptojmë se më pas Ramushi u takua me Gj. McMaster ku dhe filloi procesi i ridefinimit të FSK. 25 vjet më pas mund të bëhen publike këto biseda...

Por, asnjëherë nuk e kam cilësuar kryeneçësinë e Ramushit si anti Amerikë dhe akte 'prishjeje me aleatë'. Madje as kur, në një rast, më pat fyer dhe më pas thirrur: 'kjoftë livdue Krishti e rrnoftë Shqipnia' (më pas u pendua dhe kërkoi ndjesë, me shkrim).

Ramushi ka qenë, është, dhe mbetet patriot i jashtëzakonshëm. Albini ka qenë, është, dhe mbetet patriot i jashtëzakonshëm. E njëjta vlen edhe për shumicën e lidershipit politik kosovar në ~30 vitet e fundit, edhe kur kanë kundërshtuar ashpër propozimet e Berlinit, Parisit, e madje edhe të Washingtonit.

Asnjë patriot shqiptar nuk e sheh zgjidhjen e sfidave politike e gjeopolitike shqiptare këtë shekull jashtë kornizës së bashkëpunimit të ngushtë me politikën dhe administratën amerikane. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë nënshtrim e vasalizëm, pavarësisht sa të vegjël e pak-fuqi mund të jemi në një çast.

..seepse, në fund të fundit, siç më pat thënë privatisht një diplomat amerikan në një çast të tensionuar kur pata rrëshqitur e çuar në rr.s. një vasalist shqiptaro-amerikan, gjatë diskutimeve e negociatave Ahtisari (dhe për këtë kam dëshmitar): "I appreciate your vigorous demands young man, because we get hardly any from your political leaders. They simply trust that we Americans know what's best for Kosova and will help them sell it to their people whatever we decide! " (prafrazuar shqip: liderët e juaj nuk kërkojnë gati asgjë).

Për fat të keq kjo nuk është e çuditshme as sot; shumica e politikanëve, mediave, aktivistëve civilë -- sidomos atyre me rroga nga OJQ të 'evro-financuara' më të larta se të vet KM, besojnë se ndërkombëtarëve duhet shtrirë qafën në çdo hallkë negociatash -- sepse 'na ka çlilu NATO'!

Jo, miq - Amerika, sikur çdo grup njerëzish me 10 gishta duarsh e 10 këmbësh, respekton më së shumti pikërisht ata që së pari respektojnë veten, ruajnë dinjitetin dhe integritetin e tyre, dhe tregojnë maturi e vendosmëri në përcaktime -- sidomos kur temperaturat ngriten më së larti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat