Politologu Maloku: Deklarimi i Dardan Molliqajt për trajtimin e serbëve, urrejtje ndaj Kurtit

Aktuale

Politologu Maloku: Deklarimi i Dardan Molliqajt për trajtimin e serbëve, urrejtje ndaj Kurtit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:03
Dardan Molliqaj

Albinot Maloku, analist, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, e ku ka komentuar deklarimin e Dardan Molliqajt, kryetar i PSD-së, rreth trajtimit të serbëve në veri, e cila sipas Molliqajt nga ngjashmëri me atë se si Millosheviqi trajtonte shqiptarët në Kosovë gjatë viteve 90-ta.

Ai ka shkruar se ka mjaftueshëm hapësirë për të kritikuar kryeministrin Kurti, teksa deklaratën e Molliqajt e ka quajtur “urrejtje”.

Sipas Malokut, nuk ka asnjë ngjashmëri ndërmjet dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe largimit të dhunshëm nga puna të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Postimi i plotë:

Kur kritika është e yshtyer nga urrejtja, atëherë rast eklatant për të shpejguar këtë është Dardan Molliqaj. Për ta kritikuar kryeministrin Kurti si qeveritar e drejtues vendi, ka hapsirë boll, mirëpo me thënë se “Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, është siç kishte me thënë filozofi grek Plutarku, urrejtje me tendencë për të përfituar nga të gjitha rastet për të dëmtuar të tjerët.

As edhe një ngjashmëri nuk ka dorëheqja e serbëve nga institucionet legjitime të Kosovës me largimin e dhunshëm të shqiptarëve nga të gjitha institucionet e sistemit kur në krye të Jugosllavisë e Serbisë erdhi kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat