Tali u drejtohet “euroditëve” që po e duan Asociacionin: Interesant, jam i bindur se kështu do të reagonte Serbia

Aktuale

Tali u drejtohet “euroditëve” që po e duan Asociacionin: Interesant, jam i bindur se kështu do të reagonte Serbia

Nga: A.Zh Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:08
Driton Tali

Driton Tali, ish këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk beson se Qeveria e Kosovës do të miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Teksa ka kritikuar “euroditët” se po duan themelimin e ASK-së, ai ka pyetur se si do të arsyetoheshin ata, nëse Qeveria do të miratonte këtë vendim dhe nga ana tjetër Serbia nuk do ta njihte Kosovën, përcjell Bota sot.

Sipas Talit, janë po të njëjtit që thonin se "me miratimin e Demarkacionit Kosova do fitojë Liberalizimin”, gjë e cila nuk ndodhi as pas katër vitesh.

Reagimi i tij në Facebook:

Qeveria e Serbisë thotë:

Kosova duhet t'i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel;

Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit;

Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën!!!

E disa euroditë tanë thonë:

Duhet ta formojmë Asociacionin sipas Kushtetutës për ta fituar njohjen nga Serbia dhe ulsën në OKB!???

Interesant, janë po të njëjtit që thonin se "me miratimin e Demarkacionit Kosova do fitojë Liberalizimin, brenda gjashtë muajve kosovarët do të lëvizin pa viza në UE".

Shkuan 4 vite e gjashtë muaj e kosovarët ende të izoluar.

Për këtë fiasko të "analizës" së tyre filluan të arsyetohen duke i akuzuar ata që e kundërshtonin Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, me argumentin se "na e humbën momentumin!".

Të supozojmë për një çast se Qeveria e miraton Asociacionin (për aq sa unë marr vesh nga këto punë: nuk besoj hiç, ama hiç!!!), dhe Serbia përsëri nuk na njeh (për çka jam mëse i bindur për shumë arsye) a thua si do të arsyetohen pastaj këta euroditë?!

Ishalla jo përsëri me momentum!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat