Grenell e zbulon se çfarë kishte thënë Trump para nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Grenell e zbulon se çfarë kishte thënë Trump para nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 23:21
Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se çfarë kishte thënë ish-presidenti amerikan, Donald Trump, para nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 4 shtator të vitit 2020.

Ai ka deklaron se Trump ka thënë se duhet të fokusohet te ekonomia.

“Kur unë u mora me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ne patëm katër marrëveshje ekonomike. E fundit ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ishte prej presidentit Donald Trump që thoshte të përqendrohemi tek ekonomia dhe të mos luftojmë politikisht gjatë gjithë kohës.

Ai beson se mund të rrisni ekonominë, që të ju jepni të rinjve punë, që të përmirësoni jetën tuaj”,ka thënë Grenell në televizionin Syri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat