Takimi Kurti – Vuçiq, gazetarja shqiptare nga Brukseli: Shenja për lëshime

Aktuale

Takimi Kurti – Vuçiq, gazetarja shqiptare nga Brukseli: Shenja për lëshime

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:30
Erisa Zykaj

Gazetarja në Bruksel Erisa Zykaj duke komentuar mbi zhvillimet më të fundit nga takimet bilaterale të kryeminsitrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç me shefin e diplomacisë europiane Josep Borrel, u shpreh që ka shenja për lëshime.

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live, me gazetaren Sibora Bitri, Zykaj u shpreh që pas takimeve bilaterale mëngjesin e sotëm pritej dalja e tyre për deklarata, por ka pasur një tentativë në minutat e fundit, që Kurti mund të bëjë një lëshim.

‘Kemi marrë një lajmerim nga burimet e BE, takimi mund të kërkojë kohë më tepër. Në mëngjes janë zhvilluar takimet bilaterale, ndërmjet Kurtit dhe Borrel, pastaj Vuçiç dhe Borrel. Më pas është konfirmuar takimi trepalësh, një takim që nuk pritej, sepse janë zhvilluar shumë pak takime tripalëshe në Bruksel’, tha Zykaj.

Sipas gazetares së ABC Erisa Zykaj ka pasur shumë deklarata nga shefi i diplomacisë europiane Borrel si dhe nga Gabriel Escobar që duan medoemos që të shtensionohet situata në veri, dhe të mos u japin një pretekst serbëve për një tensionim të situatës atje. Për këtë arsye është thirrur dhe ky takim urgjent në Bruksel.

‘Fakti që nuk do të dalin menjëherë, ka shpresa pozitive, mund të ketë një lëshim’, u shpreh Zykaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat