Kryeministri Kurti pranon kërkesën e ShBA-së për shtyrje 48-orëshe të fazës së gjobitjes

Aktuale

Kryeministri Kurti pranon kërkesën e ShBA-së për shtyrje 48-orëshe të fazës së gjobitjes

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 00:50
Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale. 

Kurti përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" e ka pranuar këtë kërkesë, duke thënë se është kënaqësi të bashkëpunosh me ShBA-në.

Më poshtë edhe postimi i plotë, teksa kujtojmë se lajmi është në përditësim.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat