Kurti: Ishim të gatshëm të pezullonim vendimin për targat me këtë kusht

Aktuale

Kurti: Ishim të gatshëm të pezullonim vendimin për targat me këtë kusht

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:12
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që pati të hënën në Bruksel, duke thënë se Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndryshoi propozimin e dhënë vetë.

Kurti, mes tjerash, thotë se qëllimi i madh u hoq nga agjenda duke iu përshtatur qëllimeve të Serbisë.

“Pas takimit që patëm atje i cili gjithsej zgjati 8 orë Borrelli e ndryshoj premisën e negocimit të ditës së hënë, kundërshtim në parim me propozimin e dhënë vetë ai filloi të insistoj në një marrëveshje që adreson vetëm përmasat e mirëbesimit dhe pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda dhe nevoja urgjente për trajtimin e propozimit franko-gjerman u hoq nga tavolina duke iu përshtatur qëllimeve të Serbisë”, tha Kurti.

Tutje Kurti tregoi se çfarë përmbajtje kishte ftesa që morri nga Borrelli dhe si shkuan takimet.

“Te premten që shkoi u ftova nga përfaqësuesi i lartë i diplomacisë së BE-së dhe zëvendëspresidenti i Komisioni Evropian, Josep Borrell, për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund”.

“Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e Bashkimit Evropian në përkrahje nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve. Në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillojnë menjëherë bisedimet për propozimin e Bashkimit Evropian në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit të vitit 2023 dhe natyrisht që këtë propozim të zotëri Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko-gjerman të cilin zotëri Borrell insistonte në takimin në Parit, më 11 nëntor, që tash e tutje ta quanim propozim të Bashkimit Evropian paraqet një bazë të mirë për diskutim”.

Kurti foli edhe për çështjen e targave për të cilën thotë se ishte në gjendje të pezullonte gjobat, por nga Serbia nuk kërkohej që të regjistronte makina me targa ilegale.

“Në paragrafin e dytë paraqitej çështja e targave së bashku me çështjen e garancioneve me komunitetin serb të cilat do të diskutoheshin në propozimin e Bashkimit Evropian në marrëveshjen për normalizim dhe gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime – tri takime bilaterale e tri trelaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e prodhimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të gatshëm për propozimin e dhënë nga Bashkimi Evropian të pezullonim fazën e dytë të vendimit për targat mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruar makina me tabela ilegale”.

“Nuk është në rregull që të ndalohen gjobat e jo prodhimi i tabelave ilegale, Ky propozim u pranua dhe besoj se ishte një arritje e këtij takimi” tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat