Targat, së shpejti nis takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Aktuale

Targat, së shpejti nis takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:05
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq

Takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq në Bruksel, po pritet të fillojë.

Kështu ka thënë shefi i kabinetit të Bislimit, Klisman Kadiu.

“Nuk e di nëse takimet do të jenë bilaterale apo do të ketë edhe takim trelateral”, ka thënë ai më tej.

Ndryshe, Bislimi dhe Petkoviqi kanë shkuar në Bruksel me ftesë të institucioneve evropiane, dhe takimi është thirrur për të gjetur një zgjidhje për targat.

“Unë mund të ju konfirmoj se Bashkimi Evropian i ka ftuar për takim të dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të vijnë në Bruksel. I kemi marrë konfirmimet e tyre që do të jenë këtu sot. Në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, ka thënë gjatë ditës zëdhënësi I BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat