Deputetja e LDK’së me akuza ndaj qeverisë: Diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga LVV-ja

Aktuale

Deputetja e LDK’së me akuza ndaj qeverisë: Diskriminon komunat që nuk udhëhiqen nga LVV-ja

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:52
Hykmete Bajrami

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, ish ministrja për Tregëti dhe Industri Hykmete Bajrami ka deklaruar se qeveria me buxhetin e vitit 2023 ka ndëshkuar komunat që nuk udhëhiqen nga LVV-ja në shenjë hakmarrje për qytetarët që nuk votuan kandidatët e tyre për kryetar komune. 

Kjo ndarje e buxhetit është vrejtuar në tabelat e prezantuara nga qeveria tek komisionet parlamentare dhe është shpërndarje puro politike dhe ndëshkim i qytetarëve që nuk votuan LVV-në në zgjedhjet lokale.

“Kemi rastin e Komunës së Shtimes dhe Komunës së Lipjanit, ku qeveria ka vendosur që komunës që e qeverisë LVV t’i ndaj mbi 7 milionë euro për investimet kapitale, ndërsa për Lipjanin që qeverisët nga LDK t’i ndaj vetëm 1.2 milion euro, ose kur rastin e projektit për qerdhe të komunës së Vitisë e bart të komuna e Kamenicës. Pra projektet e komunave të LDK-së i bartë të komunatë e LVV dhe kjo tregon ndarja e buxhetit po bëhet në baza politike e jo në bazë të nevojave të qytetarëve”, ka shtuar deputetja Bajrami.

Shqetësues sipas saj poashtu mbetet edhe fakti se si qeveria tenton që të hyrat vetanake të komunave, që janë të rregulluara me ligj, t’i orientojë në projekte jashtë komunave që kanë krijuar këto të hyra. 

Një shqetësim të tillë ditë më parë e ka ngritur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku ka deklaruar se qeveria tenton t’i riorientojë në komuna tjera 38 milionë euro nga të hyrat vetanake të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat