Rrahu të moshuarën, dalin pamjet e Aurona Pelajt duke tymosur pasi u lirua nga burgu

Aktuale

Rrahu të moshuarën, dalin pamjet e Aurona Pelajt duke tymosur pasi u lirua nga burgu

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 09:07
Sulmi ndaj të moshuarës

Është publikuar foto e parë pas burgimit të Aurona Pelajt, e reja e cila dhunoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, Aurona Pelaj, është fotografuar teksa pi cigare, dhe shijon lirinë.

Gjykata vendosi që të lirojë Aurona Pelajn bashkë me dy koleget e saj dhunuese Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Image
Aurona Pelaj

Një reagim ka ardhur nga vajza e të moshuarës që u dhunua, duke thënë se nëna e saj me këtë vendim gjykate është dhunuar për së dyti herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat