Doda në mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare: Mungojnë Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerë

Aktuale

Doda në mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare: Mungojnë Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Mesila Doda

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, ka thënë në mbledhjen e kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, se në sallë mungojnë ish-komandantët e UÇK-së.

Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte “, tha Doda.

“Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri”, shtoi ajo.

“A është gabim të ëndërrosh bashkimi kombëtar? Në fakt është gabim të ëndërrosh dhe të mos punosh për të”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat