Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Aktuale

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, sot do të mbajë një punëtori në të cilën do të marrin pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj. Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Në këtë mbledhje do

Në këtë mbledhje do të prezantohen dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit.

Do të flasin Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë,    Dominic Howell, ekspert i Mbretërisë së Bashkuar i cili ka hartuar rekomandimet etj, raporton RTKlive.

Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton RTKlive

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) janë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK)  jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni janë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat