Deputetja e VV-së insiston se Kosova ka fituar me marrëveshjen për targat

Aktuale

Deputetja e VV-së insiston se Kosova ka fituar me marrëveshjen për targat

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:31
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu thotë se nuk e kupton pyetjen se a ka humbur apo fituar Kosova ngamarrëveshja e targave e arritur në Bruksel.

Ajo ka thënë se Kosova arriti të rikthente në diskutim çështjen e planit franko-gjerman dhe njohjen e komunave të saj.

“Është një dakordim prej të cilit sigurisht që ne kemi përfituar madje unë nuk e kuptoj se pse na bëhet kjo pyetja a kemi përfituar apo humbëm. Kemi përfituar sepse arritëm që të kthejmë në diskutim çështjen e planit franko-gjerman të cilin Serbia e ka refuzuar qysh herën e parë kur ai është prezantuar nga ana e emisarëve të Francës dhe Gjermanisë.

Nuk kanë dashur as të diskutojnë fare për atë plan që ne kemi pasur dakordim se kemi menduar që është një bazë e mirë mbi të cilin mund të dialogojmë pavarësisht asaj që kemi pasur dyshimet tona dhe i kemi prezantuar cilat janë ato dhe kemi kërkuar që mbi ato çështje të ketë mundësi të diskutohet gjatë rrugës”, ka deklaruar Kryeziu në RTV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat