Vrasja që tronditi Kosovën, reagon avokati Gazmend Halilaj: Plumbat depërtojnë tek fëmiu në barkun e nënës...

Aktuale

Vrasja që tronditi Kosovën, reagon avokati Gazmend Halilaj: Plumbat depërtojnë tek fëmiu në barkun e nënës...

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 21:23
Hamide Magashi

Sonte u trondit Kosova nga një vrasje makabre që ndodhi në oborrin e QKUK-së.

Sokol Halili vrau ish-gruan e tij Hamide Magashin e cila ishte në javët e fundit të shtatëzënisë.

Ajo kishte dalur për të blerë gjësende, në momentin kur u qëllua me dy plumba në kokë, nga ish-bashkëshorti.

Kjo ngjarje mizore u pasua pastaj me shumë reagime.

Reaguan presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti por edhe shumë politikanë, gazetarë e avokatë.

Një reagim të ashpër e bëri edhe avokati Gazmend Halilaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, e krahason këtë vrasje me masakrën e Qirezit.

Ai kritikon edhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, për të cilin thotë se është i kalbur dhe vrasjet e tilla po ndodhin si pastoj e këtij sistemi.

Postimi i plotë:

Miq. Gjyqatarët e Prokurorët në grevë për rritje pagash.

Pëlumbat depërtojnë tek fëmiu në barkun e nënës... diçka si në Masakrën e Qirezit..

Gjaku i atyre që jemi të obligun m’i mbrojtë s'u ndal as kur ishin pagat mbi 2000 euro.

Këto janë pasojat e sistemit të kalbur që instaluam për 20 vjet.

E nëse kemi provue me ndryshu diçka, jemi pëballë me trajtim mizor...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat