Pas vrasjes së shtatzënës në QKUK, Haki Abazi kërkon dorëheqjen e U.D të shefit të Policisë

Aktuale

Pas vrasjes së shtatzënës në QKUK, Haki Abazi kërkon dorëheqjen e U.D të shefit të Policisë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:14
Haki Abazi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në Debat Plus, Haki Abazi ka thënë se nëse rasti i vrasjes së 35-vjeçares kishte qenë i lajmëruar në polici, drejtori i saj duhet të jap dorëheqje.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi.

Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat