Protestë pas vrasjes së 35- vjeçares shtatzënë, protestuesit me mbishkrim te Policia, ia vënë "flakën" Qeverisë

Aktuale

Protestë pas vrasjes së 35- vjeçares shtatzënë, protestuesit me mbishkrim te Policia, ia vënë "flakën" Qeverisë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:19 Përditësuar në ora: 18:05 më 01.12.2022
Protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare

Vrasja e shtatzënës në QKUK, përfundon protesta

Qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar para Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së mbrëmshme të shtatzënës, 35 vjeçare, para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

“Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!” janë disa na pankartat që po mbajnë protestuesit në duar.

35 vjeçarja dyshohet se u vra me dy plumba në kokë nga ish-bashkëshorti i saj teksa e njëjta ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Protestuesit në Prishtinë ia vënë “flakën” Qeverisë

Qindra protestues po e vazhdojnë protestën në drejtim të Qeverisë, në protestën e nisur pas vrasjes së 35-vjeçares, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Në protestën e nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, u panë qindra qytetarë me thirrjet, “Vrasjet e grave janë vrasje të paralajmëruara”, “Drejtësi, jo poezi”, “Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”.

Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Image

“Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit vendosin mbishkrim në dyert e objektit të Policisë

“Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit vendosin mbishkrim në dyert e objektit të Policisë

Është duke vazhduar protesta kundër vrasjes së grave.

Ajo nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te objekti i Policisë së Kosovës.

Protestuesit kanë vendosur një mbishkrim në hyrje të këtij objekti ku shkruan “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Kjo protestë u organizua pas vrasjes së mbrëmbshme, ku një 35-vjeçare shtatzënë u vra nga ish burri i saj.

Image

​Nis protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare

Ka nisur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin "Zahir Pajaziti", ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

"Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave", "Edhe sa thirrje të humbura", janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat