Babait të Diana Kastratit, rasti i vrasjes së 35-vjeçares ia shton edhe më shumë dhimbjen

Aktuale

Babait të Diana Kastratit, rasti i vrasjes së 35-vjeçares ia shton edhe më shumë dhimbjen

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Diana Kastrati

Ndonëse, ka kaluar më shumë se një dekadë që nga vrasja e Diana Kastratit, dhimbjet dhe kujtimet për familjarët e saj enden mbesin të freskëta.

E dhimbjet për humbjen e të bijës, Gëzim Kastratit, veçse iu shfaqën edhe më shumë, nga vrasja e një gruaje një ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj.

“Është tronditës,nëse marrim bëjmë krahasime me vajzën time që i ka ndodhur para 10-11 viteve është shqetësuese, qysh atëherë e kam ngritur zërin ndaj këtyre çështjeve,ndaj sistemit gjyqësor. Ky sistem nuk ka ndërmarrë asnjë hap,përkundrazi janë avancuar zyrtarët që kanë bërë gabime”, ka thënë Gëzim Kastrati, babi i Diana Kastratit

Sipas, Kastratit, këto raste të dhunës duhet të parandalohen në kohë.

“Dhunuesit, ata të cilët mendojnë me ekzekutu këtë,nuk qajnë kokën për dënimet…, po të kishim intervenu me kohë,ti parandalonim këto raste, po të prangoseshin disa prokurore, disa gjyqtarë të cilët nuk qajnë kokën fare,nuk marrin vendime fare, vendime arbitrare, rastet do të ndaloheshin”, tha ai.

Kastrati thotë se tani është momenti që duhet vepruar kundër rritjes së rasteve të dhunës në familje, meqë sipas tij për shkak të neglizhencës së shtetit po pësojnë gratë.

Babai i së ndjerës ka denoncuar për rastin e së bijës shtetin e Kosovës mos veprim.

E në vitin 2019, Gjykata e Prizrenit kishte vlerësuar se si pasojë e mos veprimit të institucioneve të drejtësisë, prindërve të Dianës u është shkaktuar dhimbje shpirtërore, me ç’rast, kjo Gjykatë me bazë të një vendimi detyronte Republikën e Kosovës t’i kompensonte me 95 mijë euro Gëzim e Makfire Kastratin.

“E  kanë kontestu, është kriju një ankese, dhe ende nuk kam një përgjigje që nga viti 2019,jo që e mbulon vuajtjet dhe dhimbjen ndaj vajzës sime, por të shënohet si rast, që një shtet një qeveri apo një organ këtë rast gjyqësor, është dënuar për mosveprim, qoftë ajo vlerë 1 euro apo edhe 1 milionë euro,por ne as atë nuk e pranojmë, nuk e pranojmë as gabimin as fajësinë, personat e papërgjegjshëm duhet të dënohen, qoftë edhe me burg”, tha ai.

Diana Kastrati u vra më 18 maj të vitit 2011, në afërsi të shtëpisë së saj në Prishtinë, nga ish-partneri me të cilën bashkëjetonte për më shumë se 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat