Kajtazi: Rasti i Diana Kastratit është tipik që e ilustron gjendjen tonë

Aktuale

Kajtazi: Rasti i Diana Kastratit është tipik që e ilustron gjendjen tonë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:39
Vehbi Kajtazi

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar se të paktën në një rast se shteti është përgjegjës për vrasjen e një gruaje, duke iu referuar vrasjes së  Diana Kastratit.

Në Rubikon ai theksoi se Gjykata Kushtetuese në bazë të padisë që e ka bërë babai i të ndjerës, ka konstatuar se përgjegjës për vdekjen e saj është shteti, dhe nëse e kemi një rast të tillë atëherë për të thotë se është e mjaftueshme dhe konfirmuese që shteti ka përgjegjësi të madhe në këto raste, por jo domosdoshmërisht arrin t’i parandalojë të gjitha këto.

Se a funksionon ose nuk funksionon shteti e mekanizmat, prapë rasti i Diana Kastratit është rast tipik që e ilustron gjendjen tonë, vlerësoi ai.

“Para se të vritej ajo, kishte bërë padi për mbrojtje, dhe gjykata nuk e ka miratuar kërkesën e saj për mbrojte urgjente, pra kanë kaluar diku 2-3 javë pa vendosur gjykata dhe në fund ajo është vrarë para shtëpisë së saj në pikë të ditës në qendër të Prishtinës dhe gjyqtari që nuk e ka bërë një gjë të tillë sot është gjyqtar. Asokohe ka qenë procesi i riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe i njëjti gjyqtar është rizgjedhur në pozitën që e ka pasur. Ish-presidentja Jahjaga e pati refuzuar dekretimin e tij por në një kthim të dytë të këshillit gjyqësor ai është dekretuar sepse kushtetuta e parasheh një gjë të tillë”, deklaroi Kajtazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat