Serbët në jug të Ibrit në prag të largimit nga institucionet e Kosovës, thotë Vuçiç

Aktuale

Serbët në jug të Ibrit në prag të largimit nga institucionet e Kosovës, thotë Vuçiç

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:09
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se edhe serbët në jug të lumit Ibër “janë në prag të largimit nga institucionet e Kosovës”.

“Serbët në jug të Ibrit janë në prag të largimit nga institucionet e Kosovës. Situata është duke u zier, njerëzit s’mund të durojnë më. Ne në Beograd mezi ndjejmë çfarë ndjejnë njerëzit atje. Njerëzit s’do ta durojnë më terrorin e Kurtit, por askush s’dëshiron të dëgjojë. Nëse kjo ka qenë mënyrë për të më dëgjuar, atëherë një gjë e paskam bërë mirë”, ka thënë ai.

Vuçiç akuzoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me gjuhën e njëjtë të djeshme ku e quajti “llum terrorist” pas emërimit të Nenad Rashiç si ministër i ri për Komunitete dhe Kthim, politikanë ky i cili nuk është i Listës Serbe.

Vuçiç tha se “nuk e tërheq asnjë fjal mbrapsht” për kryeministrin Kurti, dhe se “edhe sot mendoj njëjtë”, derisa edhe akuzoi BE’në për reagim të plogësht ndaj këtij emërimi.

“Mjaftni më me këtë ‘të dyja palët’”, tha Vuçiç duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, që palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos krijojnë tensione të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat