Kushtet e rënda sociale, shteti ja merr tre fëmijët familjes Berisha

Aktuale

Kushtet e rënda sociale, shteti ja merr tre fëmijët familjes Berisha

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 16:51
Valon Berisha

Për shkak të kushteve të këqija të jetesës, neglizhenca ndaj fëmijëve, Qendra për Punë Sociale e Komunës së Podujevës, i dërgon në strehimore tre fëmijët e familjes së Valon dhe Miradije Berishës, nga fshati Balloc i Komunës së Podujevës.

Kryefamiljari Valoni rrëfen historinë trishtuese që i ka ndodhur familjes së tij prej kohë kur i ka vdekur foshnja disa muajsh. Në prill të këtij viti ka ndodh ngjarja tragjike në familjen Berisha, ku e porsalindura vdesë , menjëherë pas lajmit për vdekjen e foshnjës , policia ka nis hetimet për shkaqet e vdekjes të cilat edhe sot nuk janë të ditura për familjen.

Valon Berisha, thotë se tre fëmijët tjerë të moshave të mitur ju kanë marrë me dhunë nga Policia dhe Qendra Sociale e Komunës së Podujevës.

“Me dhunë mi kanë marrë fëmijët, djalin me kanë shti me shënuar 9 muaj ma të vjetër veç se për me marrë. Ata kryesorët na kanë bërë dhunë edhe sa herë të shkojmë për me shkuar me i pa fëmijën nuk e thirrin tjetra patrulla po të njëjtën polici që kanë korrupsionin , që kanë dhunën ndaj neve…Unë evlad për me dhënë nuk kam . Veç po e pres edhe qet gjyq që 3 muaj sot po vjen sot jo nesër dokumenti se unë më duhet me marr masa vete. Unë o Ardiana le të zgjedh. Unë evlad me shit nuk kam”, tha Berisha.

Ai thotë se është në pritje të vendimit të gjykatës për ti rikthyer fëmijët. Madje ka kërcënuar se nëse nuk e merr fëmijët ai do të zgjidh këtë rast me metodat e veta, duke kërcënuar edhe zyrtaren e Qendrës Sociale në Komunë e Podujevës.

“Fëmijët unë i dua. O fëmijët o duhet me i grah unë vet qysh të mundem, burgu se su metë këtu tjetër sen veç në burg. Se unë evlat për me shit nuk kam. Që tre muaj ditë mos me ardhur një letër e gjykatës së Prishtinës këtu në Podujevë. Veç këta që janë kriminelë hajna se unë për veti mu çuditë…O fëmijët i dua qysh duhet me ligj o duhet me shkuar me ja marrë unë të Ardianes fëmijët që i ka në çerdhe. Cilën donë le të zgjedh. Unë evlat për me shit nuk kam. Ski drejtë se ata ma kanë heq të drejtën prindërore”, tha Berisha.

Ndërsa akuzon se ju është bërë pa drejtësi nga ana e institucioneve.

“Na po mendojmë se na u ka bërë edhe e vërtet është , si policia si sociali , si këto rena, si komunë gjithkush që s’kemi njohësi as kurgjo hiq. Që 9 muaj e gjysmë analizat e çikës jam tu i prit kurgjo hiq që tre muaj ditë psikologun na kanë pru prej Maqedonie skena lënë psikolog , veç edhe prej Serbi që s’ka ardhur me na bërë analizat gruas e mua a jemi normal. Na normal qysh na ka fal zoti. Po dallaveret nuk paskan skaj. Tash të presim edhe 1 -2 javë derisa të del qaj prej gjyqit , tani duhet me marr masa edhe vet. Se këtu për polici e këta janë dallavergji , janë kriminel , këtyre s”ju besoj asnjë troh hiq”, thotë Berisha.

Ai tregon se i kanë akuzuar për neglizhencë të foshnjës që ka vdek.

“Më së pari më kanë akuzuar mu e kanë akuzuar gruan, po e kanë pa që na kanë akuzuar gabimisht edhe unë çikën e kam varros pa analiza. Me kon që e kam mbyt unë ishin dal analizat edhe s’ka pas tjetër sen. Me kon i kisha mbyt këta tre tjerët i kam pas kushtet edhe më të liga lemo o vdek prej egjelit. Për me hëngër e me pi s’po hjeki ka dashtë zoti s’po ja shtrij dorën askujt, punoj kapak , socialin e marrë “, tregon Berisha.

Naim Potoku , Zyrtarë i Shërbimeve Sociale në Komunën e Podujevës ka treguar arsyen e marrjes së fëmijëve nga familja Berisha.

“Paraprakisht rasti ka qenë si rast i raportuar si rast i dhunë në familje për disa herë. Pas një vizite që ju ka bërë bashkë me Policinë, konstatimi i Qendrës për Punë Sociale ka qenë që fëmijët janë skajshëm të neglizhuar dhe si shkak i neglizhencës , është marr vendim që fëmijët përkohësisht të kalojnë në strehimore nën mbrojte . Fëmijët janë tërheq, janë në strehimore. Gjykatës ju ka bërë propozim padia për marrjes së drejtës prindërore të përkohshme. Është vendimi i gjykatës ai që e përcakton a duhet të ju merren më gjatë fëmijët apo jo”, tha Potoku.

Ai ka thënë se kushtet e trajtimit të fëmijëve janë të mira dhe se prindërit asnjë herë nuk kanë kërkuar që ti shohin.

“Kushtet janë jashtëzakonisht të mira, psikologu është i përditshëm, varësisht prej nevojave thirren psikologët taman për problemet që i kanë, vizitat mjekësore i kanë të rregullta. Njëri prej fëmijëve fëmija i vogël ka pasur probleme shëndetësore është trajtuar, tash është më mirë. Vizita ju ka bërë prej qendrës ju ka bërë prapë me psikolog. Prindërit nuk kanë kërkua me i pa fëmijët , ne ja kemi ofruar mundësin kurdo që kërkojnë ju realizojmë kontaktin, kur është mundësia ne edhe prindërit i marrim i transportojmë deri në kontakt. Realizohet kontakti te fëmijët. Por deri tash nuk ka kërkesa”, tha ai.

Potoku ka shtuar se , askush nuk ka inate apo diçka personale.

“Ne nuk punojmë me inate por punojmë për interesa të fëmijëve. Puna jonë kryesore është e para , parimi i parë është mbrojtja e fëmijëve . Jo inateve”,tha Potoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat