Lajçak vjen nesër në Kosovë, takohet me Kurtin

Aktuale

Lajçak vjen nesër në Kosovë, takohet me Kurtin

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:37
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë të martën.

Media ka mësuar përmes burimeve se Lajçak do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite.

Kurse, gjatë së hënës Lajçak ka qëndruar për vizitë në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, takimi i fundit mes Kurtit dhe Lajçak ishte në Bruksel më 21 nëntor ku pjesëmarrës ishin edhe Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim ishte diskutuar mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje për konvertimin e targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë, por që nuk ishte arritur ndonjë dakordim.

Pas këtij takimi, Borrell në një konferencë për media kishte akuzuar Kosovën se nuk kishte pranuar propozimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndërkaq, më 23 nëntor kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq kanë arritur marrëveshje për targa.

Në një postim në Twitter, Borrelli bëri të ditur se Serbia nuk do lëshojë targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat