Latifi, ndërkombëtarëve: Pse nuk po i bëni presion Serbisë, kam frikë se është arritur ky konsensus për serbët në veri

Aktuale

Latifi, ndërkombëtarëve: Pse nuk po i bëni presion Serbisë, kam frikë se është arritur ky konsensus për serbët në veri

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:59
Blerim Latifi

Profesori dhe analisti Blerim Latifi pyet se pse askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë për situatën e krijuar në veri të vendit.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ tha se kjo çka po bën Serbia në veri është e paligjshme, pra thotë se është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme te shtetit të Kosovës.

“Kjo qa po ndodh në veri, në terma të politikës normale ndërkombëtare quhet ndërhyrje e një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër, kjo cka po bën Serbia.

Pse kurrkush nga Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën Serbisë presion me thanë që kjo cka po bën ti është e paligjshme”.

Ai thotë se ndërkombëtarët ndërhyrjen e Serbisë po e konsiderojnë normale.

“Ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë po e konsiderojnë krejtësisht normale, pothuajse legjitime, këtu është problemi,  nuk ka presion te Serbia. Kam frikë se perëndimi ka arritur në një konsensus të heshtur që serbëve në Kosovë duhet me ju njoft një status i veçantë, special”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat