Konjufca: Dhuna në veri është beteja e fundit e Serbisë për Kosovën, ajo do ta humbë atë

Aktuale

Konjufca: Dhuna në veri është beteja e fundit e Serbisë për Kosovën, ajo do ta humbë atë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 21:46
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i ka komentuar tensionet e fundit të krijuar në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se dhuna në veri është si pasojë e “betejës së fundit që Serbia po e bën për Kosovën”.

Këtë betejë sipas Konjufcës, Serbia do ta humbë.

“Tash kjo betejë ka hy në fazën e fundit, tash me përdor edhe dhunë në mënyrë të armatosur me kërcënime, mos ta lejojnë policinë ta kryejnë punën e tyre atje, Serbia e ka humbur këtë betejë”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se betimi i tyre nuk është njohje e tyre ndaj shtetit të Kosovës, por është vetëm vazhdim i betejës dhe marrje e kompetencave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat