Sejdiu: Situata në veri është rezultat i një taktizimi të gabuar të Kosovës

Aktuale

Sejdiu: Situata në veri është rezultat i një taktizimi të gabuar të Kosovës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Dardan Sejdiu

Analisti politik Dardan Sejdiu, tha se situata në veriun e vendit ka ardhur si rezultat i një taktizimi të gabuar nga ana e Kosovës, që si rrjedhojë po ia mundëson Serbisë që të mjaftohet vetëm me pjesëmarrje në dialog.

“Situata në veri nuk është ajo që ka qenë para ditës kur kemi vendosur të imponojmë qortime si shtet. Mendoj se kjo situatë është rezultat i një taktizimi të gabuar, pra në kërkim të një konflikti për dialog me përfundim kemi ndërtuar një situatë të re në të cilën Serbia mund të luaj ende me letrën se jam në dialog, vetë mjaftohet që është në dialog, pra prej meje keni kërkuar me dialogu, po dialogoj, po mundohem dhe Serbia tash e shumë vite me këtë letër e bindë BE-në që po angazhohet për paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Kosovës”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se çështja e dialogut mund të analizohet në shumë rrafshe, duke filluar me atë se çfarë lloji të shoqërisë duam ta ndërtojmë si shtet.

“Rrafshi i parë në të cilin duhet ta shohim procesin e dialogut është vleror, pra çfarë shoqërie duam ta ndërtojmë, a është shoqëri ku etnia definon relacione dhe si duket ajo shoqëri. Çka nuk po shohim sot është cili është mendimi politik dhe konstrukti, vija politike, jo veç e kësaj qeverie por e të gjitha qeverive në të kaluarën, pra nuk është se ne e kemi përqafuar multietnicitetin dhe kemi thënë që jemi të interesuar që kjo Kosovë të duket kështu, kjo ka qenë imponim”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat