Vela: Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i kryekriminelit Millosheviq

Aktuale

Vela: Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i kryekriminelit Millosheviq

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 01:53
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

“Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i [ish-kasapit të Ballkanit Sllobodan] Milosheviq-it që kërkon të imponojë dominimin e Serbisë mbi ish-Jogosllavin”.

Kështu e ka vlerësuar pushtetit në Serbi, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Më tej, Vela ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është duke mbi vlerësuar Serbinë ku sipas Velës, Vuçiq mendon që se po qeveris një shtet të fuqishëm.

“Në fakt po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet”, ka deklaruar Vela teksa ka shtuar se “është koha për një kontroll të realitetit!”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat