Digjet autoblinda e FSK-së në autostradë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Aktuale

Digjet autoblinda e FSK-së në autostradë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat