Anton Quni i përgjigjet Fatos Klosit, rreth deklaratave për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Aktuale

Anton Quni i përgjigjet Fatos Klosit, rreth deklaratave për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:36
Anton Quni

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, në emisonin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, kishte dhënë një version për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Pas, deklaratës së Klosit rreth vrasjes së Ahmet Krasniqit se dekorimin e Tahir Zemajt e konsideron si shkak,  i është përgjigjur ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, duke thënë:

“Kur zoti Klosi ngritë teori të tilla, se gradimi i Tahir Zemës paska qenë shkak për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, unë mendoj se ai është ende në vazhdën e misonit që ka pasë edhe viteve’98-‘99. E ajo është që ne mos të kemi, apo mos të krijohet një klimë dhe një ambient unifikues, brenda faktorit shqiptar në Kosovë, sepse ai ka qenë i tillë edhe në ato kohë. Në ato kohëra si autoritet i Shërbimit Intelegjent, do të thotë e ke mundësinë që të ndikosh tek autoritetet e formacioneve të përqara, të kriijojnë një hierarki të unifikuar. Ai këtë nuk e ka bërë. Janë shumë veprime para se të gradohej koloneli Tahir Zemaj, të cilat ishin si simptomë, se do të ndodh diçka ndaj kolonelit Ahmet Krasniqi dhe varsëve të tij dhe bashkëpuntorëve të tij. Sepse ai në disa situata është ndalu gjatë rrugës në Tropojë, nga ai është marrë telefoni satelitor, është marrë makina, gjithnjëështë justifikuar, kurse mbrapa atyre grupve janëdo rebel jashtë kontrollit, e tjera, e tjera. Por, ne e dijmë fort mirë se ato ishin në autoritetet e drejtpërdrejt të zotit Klosi. Pastaj, bastisja e komandës ku qëndronte koloneli Krasniqi, çarmatosja e truprojave të tij, kontrollat e shpeshta, një kontroll para se të vritej, ndarja e makinave, ndalesa e konvojit, e tjera, e tjera.”

Ish-komandanti i UÇK-së, gjithashtu shtoi se vrasja e kolonel Krasniqit është urdhëruar nga qendra e Boegradit. Ai thotë se Beogradi i kishte të gjitha dojset për secilin ushtarë.

“Prej momentit kur kolonel Ahmet Krasniqi është autorizuar si Ministër i Mbrojtjes që t’i ndërtoj të gjitha kapacitetet ushtarake, mendoj që ky organizim që në fillim është sabotu, është sabotu edhe nga vetë eksponentët e politikëbërsëve në Shqipëri. Tani jo unë që dua të ndërtojë apo të nxjerri në sipërfaqe teorit të ndryshme konspirative, etj. Por, mendoj që për gjithë ushtarakët, Shërbimet Intelegjente të Beogradit, ato civile dhe ushtarake, posedonin dosjet e tyre. Në ato dosje, natyrisht, ishin edhe vlerësimet profesionale për çdo njërinë. Dhe, është e natyrishme që këta njerëz të sabotohen edhe të mos të futen në Kosovë, edhe mos të jenë në krye të formacioneve ushtarake. Unë gjithnjë vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, e shoh në këtë aspekt, që është e urdhëruar nga qendra e Beogradit”, tha ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=C9P-Pj-vf6o&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=oj1ChdcpvoI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat