Ngjarjet në veri, reagon edhe ambasadori gjerman Rohde: Fjalë të qarta si kristali

Aktuale

Ngjarjet në veri, reagon edhe ambasadori gjerman Rohde: Fjalë të qarta si kristali

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 06:18
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, shpërndau të dielën në Twitter deklaratën e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.

Më të pajtohet plotësisht ambasadori gjerman në Kosovë.

“Fjalë të qarta kristal nga ABaerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga MiroslavLajcakështë e vetmja rrugë përpara”.

Gjatë ditës së djeshme ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar duke kërkuar nga serbët lokalë që të largojnë barrikadat.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është shprehur pro kësaj kërkese pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Ai ka akuzuar perëndimin që po e ndihmon Kosovën duke e lejuar sipas tij “mosrespektimin” e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe atë të Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat