Eksperti i sigurisë: Anglia e paralajmëroi Serbinë se nëse zhvillon aktivitete ushtarake në Kosovë, 70 mijë trupa angleze do të shkonin në Beograd

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Anglia e paralajmëroi Serbinë se nëse zhvillon aktivitete ushtarake në Kosovë, 70 mijë trupa angleze do të shkonin në Beograd

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 08:23
Aleksander Vuçiq

Drizan Shala, ekspert i sigurisë në Kosovë, ka thënë se ka ekzistuar një plan i hartuar nga britanezet që nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tenton të bëjë një aktivitet ushtarak në Kosovë, trupat angleze do të vijnë në Beograd.

Tutje, Shala ka thënë se kjo i është bërë e ditur Vuçiqit se nëse bën aktivitete ushtarake pas 24 orëve do të vijnë rreth 70 mijë trupa angleze në Beograd.

“Në Veriun e Kosovën operojnë tri grupe”, ka thënë Shala, tutje ka shtuar se kemi ardhur në një situatë ku dhe një petarde e vogël mund të ndikojë në përkeqësimin e ngjarjes.

Ndërsa rreth situatës aktuale në Veri të Kosovës, eksperti i sigurisë, Drizan Shala është shprehur se në këto momente ka vetëm administratim të situatës dhe jo përshkallëzim të saj.

Mes tjerash, Shala ka theksuar se beson që brenda këtyre ditëve çështja e barrikadave do te asgjësohet.

Ndërsa, rreth luftës ruse në Ukrainë, Shala ka potencuar se regjionet ukrainase që Rusia i sheh si më të rëndësishme janë rajoni i Donbasit, Khersonit dhe Luhanskut. Tutje këto rajone, Shala ka thënë se Rusia i konsideron si “meka” të tyre.

Sa i përket rolit të bashkisë ndërkombëtare në luftën ruse në Ukrainë, Shala është shprehur se që nga fillimi i luftës ajo ka dhuruar mbështetje finarciare dhe morale për Ukrainën.

Sipas tij, lufta në Ukrainë do të përfundojë me 24 shkurt dhe palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

“Ka një tendencë që 24 shkurti i vitit të ardhshëm do të jetë fundi i luftës dhe palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Shala.

Ndërsa për ndikimin e luftës ruse në situatën në Veri të Kosovës, Shala ka theksuar se konflikti në Ukrainë i ka ndihmuar Kosovës t’i përshpejtoj disa bisedime të rëndësishme me akterët ndërkombëtarë.

Ai ka shtuar se në Ballkanin Perëndimor janë dy përfaqësues si Vulin dhe Dodik, të cilët duan t’a kthejnë serish “botën serbe” sërish.

“Bashkësia ndërkombëtare është e prerë, Kosoves duhet t’i mbrohet integriteti territorial”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat