​Kurti: Pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës nuk kanë pse të jenë pengesë, pas KiE-së dhe BE-së, aplikojmë për NATO

Aktuale

​Kurti: Pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës nuk kanë pse të jenë pengesë, pas KiE-së dhe BE-së, aplikojmë për NATO

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:28 Përditësuar në ora: 15:15 më 15.12.2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet në Qeverinë çeke nga ministri për çështje evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

Kurti: Pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës nuk kanë pse të jenë pengesë drejt rrugëtimit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media të mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë, tha 15 dhjetori është datë historike për Kosovën, dhe se janë bërë më shumë se 6 vite po zbaton marrëveshjen e stabilizim-asociimit, andaj me këtë aplikim zyrtar synohet që të përshpjetohet rrugëtimi drejt BE-së.

Kurti konsideron se Bashkimi Evropian është kontinenti që i takon Kosovës.

“Bashkimi Evropian është edhe fati ynë edhe qëllimi ynë”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë, Albin Kurti, në konferencën për media tha se pesë shtetet mosnjohëse, Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumunia, nuk do të pengojnë në rrugëtimin e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se për anëtarësim në BE këto shtetet mosnjohëse i duhen Kosovës, por që ka kohë mjaftueshëm për t’i siguruar edhe ato, e këtë shteti ynë duhet ta bëjë sa më parë.

“Mosnjohja e 5 shteteve nga BE nuk do të na pengojë në rrugëtimin drejt BE. Për anëtarësim do të na duhen, por besoj që e kemi kohën e mjaftueshme për t’i siguruar ato, dhe këtë duhet t’a bëjmë sa më parë. BE nuk është i njëjti pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha shtetet e kuptojnë që në një situatë të re është e nevojshme që të kemi anëtarësim të përshpjetuar, e kjo u tha në Samitin e Tiranës, ku u bë thirrje për anëtarësim për integrim të përshpejtuar”, tha Kurti në konferencën e mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Vendet mosnjohëse nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimit, siç thotë Kurti, duke parë zhvillimet në dy vitet e fundit në Kosovë, ndërsa përmend rritjen ekonomike dhe cilësinë e demokracisë.

“Besoj edhe këto pesë shtete mosnjohëse do të na ndihmojnë në rrugëtimin tone. Nuk mund të kthehemi prapa, duhet të ecim përpara, dhe përpara duhet të na presin edhe këto 5 shtete të cilët besoj që duke parë edhe zhvillimet në Kosovë dy vitet e fundit, edhe për rritjen ekonomike dhe cilësisë se demokracisë, nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimin”, shtoi Kurti.

Në fund, Kryeministri Kurti tha se me të dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësm në BE, ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilirian Kukaj, ai i cili e uroi.

Kurti nga Praga: Pas KiE-së dhe BE-së, do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës, pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE, ka mbajtur konferencë për media në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Kurti tha se se pas Këshillit të Evropës, e pas aplikimit për anëtarësim në BE, Kosova do të bëjë edhe hapin e radhës për anëtarësim në NATO.

I pari i Qeverisë tha para gazetarëve se anëtarësimi në NATO është më i lehtë, pasi aty kemi vetëm katër shtete mosnjohëse, për dallim nga BE-ja.

“Pas aplikimit në Këshill të Evropës dhe pas aplikimit për anëtarësim në BE, do ta bëjmë edhe hapin e radhës sa i përket NATO-s, ku mbase e kemi një lehtësi, ku në NATO i kemi katër shtete mosnjohëse, për dallim nga Bashkimi Evropian ku i kemi pesë”, tha Kurti.

Në konferencën për media, Kurti foli edhe për pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës, për të cilat tha se nuk janë pengesë në rrugëtimit drejt BE-së.

Ai u shpreh se për anëtarësim në BE këto shtetet mosnjohëse i duhen Kosovës, por që ka kohë mjaftueshëm për t’i siguruar edhe ato, e këtë shteti ynë duhet ta bëjë sa më parë.

“Mosnjohja e 5 shteteve nga BE nuk do të na pengojë në rrugëtimin drejt BE. Për anëtarësim do të na duhen, por besoj që e kemi kohën e mjaftueshme për t’i siguruar ato, dhe këtë duhet t’a bëjmë sa më parë. BE nuk është i njëjti pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha shtetet e kuptojnë që në një situatë të re është e nevojshme që të kemi anëtarësim të përshpjetuar, e kjo u tha në Samitin e Tiranës, ku u bë thirrje për anëtarësim për integrim të përshpejtuar”, tha Kurti në konferencën e mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Vendet mosnjohëse nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimit, siç thotë Kurti, duke parë zhvillimet në dy vitet e fundit në Kosovë, ndërsa përmend rritjen ekonomike dhe cilësinë e demokracisë.

“Besoj edhe këto pesë shtete mosnjohëse do të na ndihmojnë në rrugëtimin tone. Nuk mund të kthehemi prapa, duhet të ecim përpara, dhe përpara duhet të na presin edhe këto 5 shtete të cilët besoj që duke parë edhe zhvillimet në Kosovë dy vitet e fundit, edhe për rritjen ekonomike dhe cilësisë se demokracisë, nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimin”, shtoi Kurti.

Sa vjet do të nevojiten për t’u anëtarësuar në BE? Kurti në Pragë tregon objektivin

Kryeministri Albin Kurti e dorëzoi te Presidenca Çeke e Bashkimit Europian, aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Kurti tregoi se sa vjet u janë nevojitur shteteve tjera për t’u anëtarësuar në Union, ndërsa theksoi se nëntëvjetëshi është objektiv real për Kosovën.

“Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikuláš Bek.

“Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, tha kryeministri i Kosovës.

​Kurti pas dorëzimit të aplikimit në BE: Ditë historike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot në Pragë se pret që Kosova ta marrë së shpejti pyetësorin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media pas dorëzimit në presidencën çeke të Këshillit të Evropës në Pragë të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE, Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.

Ai tha se letra që ka sjell të enjten në Çeki mban ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Kosovës për të arritur këtë ditë.

“Shpresojmë që sa më shpejtë ta marrim pyetësorin, ta plotësojmë atë dhe të anëtarësohemi në BE”, ka thënë Kurti. 

Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

Ai atje është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.

Dje në një ceremoni, tre krerët e shtetit, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit.

Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat