Reagon avokati për ‘gjyqin publik’ që po i bëhet një kardiokirurgu në Kosovë

Aktuale

Reagon avokati për ‘gjyqin publik’ që po i bëhet një kardiokirurgu në Kosovë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 20:39
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ndaj 'gjyqit' publik që po iu bëhet një kardiokirurgut i cili ka intervenu të një pacient me telashe serioze shëndetësore, por ky i fundit pastaj ka ndërruar jetë.

"Paskan vendos me kryqezu nje kardiokirurg qe ka guxu me intervenu tek nje pacient me telashe serioze shendetesore ne aorte, telashe keto qe edhe ne qendrat me moderne mund te shkojne keq", ka shkruar ai mes tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

Paskan vendos me kryqezu nje kardiokirurg qe ka guxu me intervenu tek nje pacient me telashe serioze shendetesore ne aorte, telashe keto qe edhe ne qendrat me moderne mund te shkojne keq.

Fatkeqesisht edhe pacienti qe iu nenshtrua intervenimit ne SHSKUK nuk e paska mbijetu kete intervenim kompleks dhe mw rrezikshmeri te larte, por kjo nuk arsyeton turrjen per t'i bere gjyqin publik mjekut qe ka bere cdo gje per t'i shpetuar jeten, se paku jo pa u kry nje hetim i detajuar lidhur me trajtimin qe mori ky pacient.

Jam i bindur se sikur intervenimi te kryhej ne nje spital privat ku pacienti do paguante mijera euro, edhe sikur epilogu te ishte tragjik, as mjeku e as spitali nuk do perballeshin me gjykimin publik.

Pritne hetimin e tek atehere bejeni gjykimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat