Zemaj paralajmëron atentatorët: Nëse ata janë shqiptarë na duhet një përballje personale

Aktuale

Zemaj paralajmëron atentatorët: Nëse ata janë shqiptarë na duhet një përballje personale

Më: 19 janar 2023 Në ora: 00:22
Armend Zemaj 

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se lajmi për një atentat ndaj disa deputetëve të LDK-së dhe kreut të kësaj partie i ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve.

Zemaj ka thënë se rastin ua kanë besuar organeve të sigurisë dhe nuk janë të interesuar ta marrin drejtësinë në dorë, por sipas tij nëse evidentohen me saktësi se planifikuesit janë shqiptarë do të përballen me ta edhe personalisht.

“Në fund të fundit edhe siç e thotë populli: “Dy duar janë për një kokë”. Pra nëse kërcënuesi ka një adresë, na duhet një përgjigje edhe në aspektin personal, të ju them të drejtën. Nëse organet e evidentojnë se ata janë shqiptarë, ata (planifikuesit e atentatit) duhet ta kenë edhe një përgjigje pse e kanë marrë këtë veprim, edhe para drejtësisë edhe para drejtësisë së Zotit. Nuk munden mu anashkalua këto gjëra”, ka thënë ai.

Tutje, Zemaj ka thënë se është e rëndë kur nuk i ke borgj askujt dhe dikush dëshironë të t’eliminojë fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat